Reagojnë ”Ballistët”: Nuk ka pasur sulm por vetëm një aksion qyqar i serbëve

Futboll

Reagojnë ”Ballistët”: Nuk ka pasur sulm por vetëm një aksion qyqar i serbëve

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 08:58
Ballistët

Tifo grupi kuq e zi ”Ballistët” nga Tetova kanë reaguar në lidhje me lajmet se janë sulmuar në Serbi me gurë dhe gjësende të fortë, gjatë kthimit nga Serbia ku luajtën me Gentin e Belgjikës.

Me një postim në Facebook ”Ballistët” kanë shkruar ”Rreth lajmeve famoze të djeshme me titull “Ballistët u sulmuan në sërbi.” Ekzagjerimi i rastit nuk i shërben askujt përpos dashakeqëve, do ishte më mirë të bëhet bujë kur Shkëndija ka nevojë për atë? Si që ishte ndeshja me Cracovian, me Neftchin, me Mlada Boleslav dhe tani me Gentin? Incident pothuaj se nuk ka pasur, vetëm disa persona, kanë sulmuar me 3 gurë njërin bus të ”Ballistëve”, dhe në të njejtin moment kur ”Ballistët” zbresin nga busi për të ju kundërpërgjigjur hienave sllave ata më ishin zhdukur nga aty, dhe më kaq përfundoi “incidenti famoz në Sërbi””

”Ballistët” gjithashtu bëjnë thirrje për pjesmarrje masovike në stadiumin e Shkupit për të mbështetur Shkëndijën në lojën kthyese me Gentin e Belgjikës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat