Qyteti i Gjilanit do të jetë “ferri” për ekipet e Superligës

Futboll

Qyteti i Gjilanit do të jetë “ferri” për ekipet e Superligës

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 22 gusht 2016 Në ora: 11:07
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Nga dita e premte startoi edicioni i ri i elitës së futbollit, ndërsa nga dje (e diela) startuan edhe dy ekipet e Superligës nga ana Anamoravës, gjegjësisht qytetit të Gjilanit në kampionatin e ri 2016 - 17, pra FCrita dhe FC Gjilani. Mu në xhiron e pare të këtij kampionati, që të dy ekipet gjilanase, iu kundërvihen dy ekipeve nga Mitrovica, njëra si vendase e tjetra si mysafire. Shikuar organizimin e dy klubeve gjilanase dhe përforcimet që kanë bërë, dëshmon qartë se këto dy ekipe në këtë kampionat do të jenë arrë e fortë për çdo skuadër të Superligës, pra kjo i bie se qyteti i Gjilanit do të jete “ferr” i vërtetë për çdo ekip mysafir që udhëton për në stadiumin buzë Mirushës, por ekipet kundërshtare do ia kenë frikën edhe kur luajnë në vatrat e tyre. Ekipi i Dritës, i përforcuar së pari me kryesi të re shumë të organizuar, e përforcuar edhe me shumë futbollistë kualitativ dhe synimet për kreun e tabelës, organizimi si kurrë më parë i tifozëve “Intelektualëve”, janë dëshmi se ky klub din se çka kërkon. Ne të njëjtën pozitë, pra shumë të mirë nga organizimi, përforcimet, tifozeria ‘Skifterat’, është edhe FC Gjilani, që edhe ky klub si aspiratë ka kreun e tabelë apo luftën për titull te kampionit. Nga të gjitha këto vlen të shpresohet se, tifozeria e zjarrtë, pra “Intelektualët” dhe “Skifterat”, por edhe i gjithë opinioni futbolldashës i Anamoravës, do të ketë rastin të shoh futboll cilësorë dhe të iu gëzohet sukseseve të këtyre dy klubeve të zemrës. Në asnjë moment nuk duhet të nënvlerësohen ekipet tjera si Prishtina, Besa, Ferronikeli,Llapi etj. por edhe këto ekipe duhet të jenë të vetëdijshme se në qytetin e Gjilanit do t’i pret “ferri” i vërtetë në luftë për kreun e tabelës apo për vetë titullin dhe kupën e Republikës së Kosovës. Ky shkrim mos të merret si i njëanshëm, por i bazuar në organizimin, kushtet për punë, fondin e futbollistëve dhe përforcimet, atmosfera brenda klubeve, angazhimi i kryesive dhe tifozerisë me të zjarrtë në rajon dhe me gjerë. Krejt në fund, dy ekipeve te Anamoravës në Superligën e Kosovës, suksese që nga starti. Në përgjithësi, duke parë organizimin e  klubeve, aspiratat e tyre për dalje në arenën europiane, lënë vende të shpresojmë se ky kampionat  do të jetë shumë interesant dhe do të dallojë nga kampionatet e mëparshme.

Autori është ish-futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish-gjyqtar i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat