Zidane e pranon: Më dhemb koka kur e bëjë formacionin

Futboll

Zidane e pranon: Më dhemb koka kur e bëjë formacionin

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 12:07
Zinedine Zidane

Të jesh trajner i një skuadre të madhe nuk është aspak punë e lehtë.

E këtë gjë është duke e përjetuar edhe ish-futbollisti i famshëm francez, Zinedine Zidane i cili tani është në krye të Real Madridit.

Francezi ka folur për fitoren e parë të ‘Los Blancos’, në udhëtim tek Real Sociedad, ndërsa ka deklaruar se i dhemb koka sa herë ta bëjë formacionin për ndeshje.

“Po, ndeshja ishte e vështirë dhe ne e dinim, por bëmë një ndeshje të mirë që nga fillimi, edhe pse vuajtëm pak. Është e rëndësishme ta nisim La Ligën kështu”.

“Asensio? Më duhet të vendos dhe ia doli që në fillim. Kështu edhe Isco apo James. Më dhemb koka kur bëj formacionin. Vazhdojmë me tri pikë të rëndësishme në një fushë shumë të vështirë. Asensio bëri një ndeshje të madhe, por edhe Kovacic dhe të tjerët. Patëm shumë raste”.

“Më vjen mirë që Bale bëri dy gola). Fizikisht ai është mbrapa të tjerëve, por kjo nuk u vu re aspak”.

“E nisi në mënyrën më të mirë, duke shënuar një gol të shpejtë. Ai e ka thënë se ky është një vit i rëndësishëm për të dhe po e tregon këtë”, përfundoi Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat