Cavani: Nuk do të veproja si Higuain

Futboll

Cavani: Nuk do të veproja si Higuain

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 18:38
Edinson Cavani

Edinson Cavani ka folur për transferimin e Gonzalo Higuain nga Napoli te Juventusi.

Cavani ka qenë pjesë e Napolit nga viti 2010 deri më 2013, para se të transferohej te Paris Saint-Germain në Francë.

Sulmuesi uruguaian nuk pajtohet me Higuainin i cili ka vendosur që të linte Napolin për rivalin Juventus, gjë të cilën ai thotë se nuk do ta bënte asnjëherë, transmeton KosovaPress.

“Çdokush mund të vendosë se çfarë do të bëjë me karrierën e tij”.

“Nëse do të isha unë në pozitë të tij, nuk do të transferohesha te Juventusi, nuk do t’ia bëja asnjëherë këtë Napolit”, ka deklaruar Higuain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat