Rrahmani i bashkohet kombëtares së Kosovës

Futboll

Rrahmani i bashkohet kombëtares së Kosovës

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 19:14
Amir Rrahmani në aksion

Mbrojtësi Amir Rrahmani zgjedh kombëtaren e Kosovës për të vazhduar karrierën e tij. Mbrojtësi i Splitit ka vendosur të largohet përfundimisht nga Kombëtarja Shqiptare për të veshur fanellën e Kosovës duke pasuar Milot Rashicën, Alban Mehën dhe Herolind Shalën. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ish mbrojtësi i Partizanit thekson se ngjyrat kuqezi do të mbeten në zemrën e tij, por gjatë ditëve të fundit është detyruar të marrë një vendim shumë të vështirë, atë të shkëputjes nga Shqipëria për të përfaqësuar skuadrën e vendlindjes. “Mora një prej vendimeve më të vështira në jetën time, vendosa që karrierën sportive ta vazhdoj me vendin në të cilin kam lindur, me Kosovën që me identitetin e ri, synon të pushtoj shtigje të reja dhe të marr suksese të reja. Vendimi për të vazhduar me Kosovën nuk është vendim kundër Shqipërisë, përkundrazi tregon se ne vazhdojmë të jemi shumë të lidhur dhe nga njëri ekip mund të kalojmë të tjetri, duke e kuptuar vendimin në mënyrë me të drejt të mundshme’, - thekson ndër të tjera Rrahmani. Në vijim ai shton se shpreson që nëpërmjet këtij vendimi të bëjë krenarë të gjithë shqiptarët e Kosovës me një përfaqësim sa më dinjitoz në ndeshjet zyrtare. “Dua te falënderoj Kombëtaren Shqiptare, drejtuesit e FSHF-së, trajnerët dhe tifozët kuqezi për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe sa isha pjesë e Shqipërisë”,-  theksoi në fund 22-vjeçari që bashkë me Rashicën u la jashtë listës përfundimtare të trajnerit Gianni De Biasi për Euro 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat