Hajvalia sfidohet nga greket

Futboll

Hajvalia sfidohet nga greket

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 gusht 2016 Në ora: 10:59
KFF Hajvalia

Kampionia e Kosovës në futboll për femrat, Hajvalia, sot do të luajë ndeshjen e parë zyrtare në Champions League, e cila do të ndeshet me ekipin grek, PAOK, e vlefshme për grupin 1. Trajneri Emin Bajrami shpreson në rezultat të favorshëm ndaj një ekipi me shumë të panjohura. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin Paphiakos të Qipros, në orën 20.00. Hajvalia synon pikët e para, e cila është në grup me Klaksvik nga Ishujt Faroe dhe Apollon Limassol nga Qipro.  Kjo është ndeshja e parë për një skuadër nga Kosova që deburon në garën me prestigjioze, Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat