Kur rikthehet Neymar?

Futboll

Kur rikthehet Neymar?

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 16:46
Neymar

Neymar do të rikthehet në Barcelonë më 8 shtator pas dy ndeshjeve me kombëtaren e Brazilit, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Kjo do të thotë se mbingarkesa prej Lojërave Olimpike atij do t’i mundësojë pushime shtesë, edhe pse këtë verë “theu rekord” duke kaluar tetë javë pushime në SHBA dhe Brazil. Mbrojtësi Gerard Pique e ka mbështetur trajnerin Luis Enrique për vendimin e tij për t’i dhënë leje 24-vjeçarit për të luajtur në “Rio 2016”, ashtu si edhe për “lirimin” e këtij të fundit deri në mes të shtatorit nga çdo detyrë me klubin e Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat