Allardyce, gati të kthejë Terryn në kombëtare

Futboll

Allardyce, gati të kthejë Terryn në kombëtare

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 23:15
John Terry

John Terry mund të rikthehet në kombëtaren angleze katër vite pas ndeshjes së tij të fundit me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”. Lajmin e bujshëm e zbuloi vetë trajneri Sam Allardyce për mediat ishullore, duke i shprehur se kishte ndërmend t’i dërgonte ftesë veteranit të Chelseat, pas problemeve ende të pazgjidhura në qendrën e mbrojtes së Anglisë, që dolën në pah sidomos gjatë finale të Europianit.

“Ndoshta Terry është njeriu që mund të na zgjidhë problemet në mbrojtje, por rikthimi varet nga vetë ai. Unë jam ende në procesin e sektimit të futbollistëve për ndeshjet eliminatore të botërorit dhe mund ta përshij në listë.  Do të besedoj me të nëse do të vendos ta thërras.”

John Terry luajti për herë të fundit me Anglinë në shtator të 2012 kundër Moldavisë. Ai u tërhoq nga kombëtarja pasi u gjobit 22 mijë paund dhe u pezullua 4 ndeshje nga Federata e futbollit për sjellje rraciste ndaj Anton Ferdinand, vëllait të ish-mbrojtësit të Manchester United Rio Ferdinand, në sifdën mes Chelseat dhe QPR. Mungesa e një lojtari me eksperiencë si 35-vjecari është ndier shumë në kombëtareb e “Tre Luanëve”, që duhet të rifitojë reputacionin e humbur pas eliminimit nga Islanda debuteuese në fazën e 1/8. John Terry ka qenë pjesë e Anglisë që nga viti 2002 deri më 2012, periudhë gjatë se cilës ka zhvilluar 78 ndeshje e ka shënuar 6 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat