Shabani: Fitorja kundër kampionit e ka efektin e vet

Futboll

Shabani: Fitorja kundër kampionit e ka efektin e vet

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2016 Në ora: 11:30
Xhevdet Shabani në veprim

Sulmuesi Xhevdet Shabani as vetë s’e kishte menduar debutimin fantastik në fanellën e Besës nga Peja. Futbollisti shënoi dy gola kundër kampionit në fuqi, Feronikelit nga Drenasit dhe i solli fitore me rezultat 2:1 Besës.  Këto gola e motivojnë edhe më shumë dhe madje pretendon me ekipin e tij të luftojnë për titullin e kampionit.  Pas fitores në Drenas pejanët synojnë triumfin e radhës, por kësaj here luajnë në stadiumin “Shahin Haxhiislami” kundër Ferizajt. “Pas punës së madhe që kemi bërë në fazën përgatitore dhe si ekip e kemi kuptuar filozofin dhe konceptin e trajnerit, kemi besuar se do të startojmë mirë. Jam duke kaluar në një formë të mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, thotë Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Njohësit e kësaj loje më të popullarizuar në botë përveç Feronikelit e Prishtinës, si kandidat të fortë për titull e shohin edhe Besën. Shabani tregon se cili është dallimi i ekipit të tij nga të tjerat ekipe: “Riorganizimi i madh i kryesisë, trajneri dhe stafi i tij si dhe puna profesionale që po kryhet, ndoshta këtu është ajo diferenca me ekipet tjera”. Shabani është i frymëzuar me fitoren kundër kampionit. “Fitorja kundër kampionit e ka efektin e vet, pasi që psikikisht...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat