Konkurrenti i Ronaldos

Futboll

Konkurrenti i Ronaldos

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 11:35
Gareth Bale e Cristiano Ronaldo

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, është shprehur se kurrë nuk do ta harrojë vitin 2016, vit që përfaqëson suksesin e tij me klubin dhe me kombëtaren. Sulmuesi ndihmoi “Galaktikët” në Champions League për të fituar trofeun e dytë kontinental në tre vitet e fundit, para se të zhvillonte një Kampionat Evropian fantastik me Uellsin, skuadër e cila arriti deri në gjysmëfinale falë golave të tij. E gjitha kjo “paketë” kaq e plotësuar e bëri ish-lojtarin e Tottenhamit finalist për çmimin “Lojtari më i mirë i vitit në Evropë” bashkë me shokun e tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo, dhe sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann. “Fitimi i Champions League me Real Madridin ishte gjëja më e madhe për mua në sezonin e kaluar. Ishte një sezon i gjatë dhe i vështirë, por ne luftuam fort dhe fituam atë që donim të fitonim. Për mua, ai ishte një sezon madhështor dhe jo vetëm me klubin. Zhvilluam një kampionat të madh në Evropian, kështu që kurrë nuk do ta harroj këtë vit”, – tha Bale.. Me tre golat e tij vendimtarë, Gareth Bale dërgoi Uellsin deri në gjysmëfinalet e Evropianit 2016 I pyetur për kandidimin e tij për çmimin evropian, Bale tha: “Ky është një nder i madh për mua. Çmime të tilla nuk fitohen vetëm, por duke luajtur për skuadrën, kështu që duhet të falenderoj shokët e mi të skuadrës, te klubi dhe te kombëtarja, pasi edhe ata janë pjesë e kësaj. Do të ishte diçka e madhe për mua të fitoja këtë çmim, por më pëlqen të përqendrohem tek ajo që mund të bëj për skuadrën. Dhe nëse do të thotë se kështu do të fitoj disa çmime individuale, fantastike, por skuadra vjen e para”. Bale ësthë konkurrent i Ronaldos për epitetin e futbollistit më të mirë të Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat