Kaçe nervoz: Po largohem nga familja

Futboll

Kaçe nervoz: Po largohem nga familja

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 11:42
Ergys Kaçe gjatë një aksioni

Futbollisti shqiptar Ergys Kaçe përpara se të nisej drejt Çekisë, ka dhënë një intervistë për mediat greke, ku ka sqaruar akordin e tij me PAOK-un dhe qëllimin e vetëm që ai ka tek ekipi i ri i Plzenit, në të cilin do të jetë i huazuar për një sezon. “Do të mendoj vetëm për fushën. Dua që të tregoj se sa vlej. Nuk mendoj shumë gjatë, veçse të luaj dhe të kem mundësi që t’i bind drejtuesit e skuadrës së re. Më pas, të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai. “Jam nervoz. Normalisht që do të jem kështu, pasi për mua është hera e parë që po largohem nga skuadra ku jam formuar. Po largohem nga familja dhe nga jetesa me të cilën jam mësuar”, ka thënë mesfushori shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat