Shqiptari e bëri atë që nuk e bëri as Dragan, as Skorza, as Urban as Berg...

Futboll

Shqiptari e bëri atë që nuk e bëri as Dragan, as Skorza, as Urban as Berg...

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2016 Në ora: 12:04
Besnik Hasi gjatë ndeshjes

Legia në festë! Pas 21 vjetësh rikthehen në fazën e  grupeve të Champions Leagues. Rikthehen në fazën e grupeve falë punës maestrale të shqiptarit nga Kosova, trajnerit Besnik Hasi. Hasi një kohë drejtojë Anderlechtin nga Belgjika dhe prej aty vjen në Legia, duke sjellë suksese e gëzim të madh te skuadra polake. Kampioni i Polonisë eliminoi ekipin nga Republika e Irlandës, Dundalk, pasi sfidën e parë në udhëtim e fitoi me 2:0 dhe barazimi si vendas 1:1 e dërgoi më tutje. Mediat polake shkruajnë se Legia pas 21 vjetësh do të luajë në fazën e grupeve të Champions Leagues. Në prani të rreth 30.000 spektatorë në tribuna, Legia nga Varshava pas 21 vjet kualifikohet në mesin e 32 ekipeve më të mira evropiane. Fituesi është Besnik Hasi. Shqiptari bëri mrekullinë, këtë nuk e bënë paraardhësit e tij Dragan Okuka, as Jan Urban, as Maciej Skorza, apo edhe Henning Berg... Tifozëve iu desh të presin plotë 21 vjet që të shohin ekipin në mesin e më të mirëve.  Ata mezi presin shortin me 25 gusht dhe të shohin se me kë janë në grup.  Para 21 viteve Legia ishte eliminuar në çerekfinale nga skuadra hreke, Panathinaikos, pasi në Athinë kishte humb me 3:0 dhe si vendas luajti baras 0:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat