Berisha shënon, Melbourne kualifikohet në çerekfinale

Futboll

Berisha shënon, Melbourne kualifikohet në çerekfinale

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2016 Në ora: 16:21
Besart Berisha

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, është kreator i fitores së Melbourne Victory me rezultat 1:0 ndaj Hume Cityt.  Futbollisti shqiptar me skuadrën e tij si mysafir triumfuan dhe u kualifikuan në çerekfinalen e Kupës së Australisë. Berisha u paraqit titullar, duke treguar formë jashtëzakonisht të mirë. Ai realizoi nga penalltia në minutën e 27-të dhe që vendosi edhe fituesin. Melbourne është ndër skuadrat favorite për të fituar trofeun e çmueshëm, pasi që ka një ekip shumë të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat