Ergys Kaçe, zyrtarisht te Viktoria Plzen

Futboll

Ergys Kaçe, zyrtarisht te Viktoria Plzen

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 00:30
Ergys Kaçe

Pritja mbaroi, Ergys Kaçe është zyrtarisht lojtari i Viktoria Plzen. Mesfushori 22- vjeçar i lindur në Korçë ka hedhur firmën në kontratën që do ta lidhë për të paktën një sezon me skuadrën çeke. Pas rinovimit të kontratës me PAOK-un deri në vitin 2019, palët ranë dakort që Kaçe të aktivizohej për një zezon në forma huazimi te Viktoria Plzen që gjatë javëve të fundit kishte shfaqur interes konkret për mesfushorin kuqezi. Zyrtarizimin e bën vetë klubi i ri i Kaçes nëpërnjet një postimi në Facebook ku thekson se mesfushori do të mbajë të veshur fanellën me numër 20. Kjo është një eksperiencë tërësisht e re pëe talentin shqiptar të rritur në radhët e PAOK-ut të Selanikut. Gjatë muajve të fundit, hapësirat në radhët e klubit bardhezi për të u reduktuan ndjeshëm, çka bëri që palët të binin dakort për një divorc të përkohshëm. Gjithsesi, në rast se lojtari shqiptar arrin të bindë drejtuesit e Viktoria Plzen, atëherë ai mund të transferhet përfundiisht në kampionatin çek.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat