Partizani përballë testit Europian

Futboll

Partizani përballë testit Europian

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 00:31
Partizani

Partizani pret në Elbasan Arena për ndeshjen e dytë të play-offit Krasnodarin. Disfata 4-0 e pësuar në Rusi dhe niveli i kundërshtarit lënë pak vend për të imagjinuar një kualifikim të të kuqve por 15 herë kampionët duan të bëjnë një paraqitje dinjitoze dhe pse jo për të arritur një fitore për ta mbyllur me kokën lart këtë aventurë europiane që ka sjellë shumë emocione për tifozët. Mrekullitë, dihet ndodhin rrallë edhe në futboll, por Sormani ka ardhur në drejtim me një projekt të qartë që synon konsolidimin e skuadrës për të arritur te titulli kampion dhe një tjetër përballje ku skuadra do të bënte të ndihej akoma më tepër dora e trajnerit me konsolidimin e grupit dhe një lojë të bukur, do të ishte padyshim preludi i duhur para nisjes së kampionatit që është dhe objektivi madhor i Partizanit.

Për sa i përket formacionit, natyrisht duke përjashtuar ndonjë surprizë të minutës së fundit Sormani duket i predispozuar për të ndryshuar sërish, pasi pritet që të hedhë në mbrrojtje Fejzullahun në krahun e djathtë dhe Ibrahimin në të majtën, ndërsa Atanda e Krasniqi do të jenë në qendër para portierit Hoxha, mesfusha të paktën duke i besuar asaj cfarë trajneri ka provuar në seancën e fundit, do të jetë me Ramadanin në qendër e Bathën e Trashin nga krahët, konfirmim në majën e sulmit për Ekuban të mbështetur nga krahët nga Emiljano Vila dhe Torasa që sapo ka rinovuar kontratën edhe për vitin e ardhshëm. Vështirë të flitet për kualifikimin, por Partizani nuk ka se ctë humbasë, i duhet që ta luajë këtë ndeshje me kokën lart duke dhënë një tjetër shenjë progresi përpara tifozëve të tij dhe mbi të gjitha, një mesazh të qartë ndaj rivalëve për titullin kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat