Sormani: Kualifikimi? Më shqetëson loja e Partizanit

Futboll

Sormani: Kualifikimi? Më shqetëson loja e Partizanit

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 00:32
Adolfo Sormanit

Fjala kualfikim nuk është pjesë e fjalorit të Adolfo Sormanit në prag të ndeshjes së kthimit të fazës Play-Off të Europa Leages ndaj Krasnodarit. Partizanit i duhet një nga ato mrekullitë që ndodhin vetëm një herë në jetë, ndaj për trajnerin italian mrekullia në këtë rast do të jetë thjesht konkretizimi me një lojë të bukur i një pune intensive gjatë kësaj pjesëmarrjeje të të kuqve në Kupat e Europës.

“Në besojmë te punë jonë, te personaliteti që kemi shfaqur gjatë ndeshjeve të kaluara në Europë. Pres të shoh një skuadër kompakte, futbollistë që sakrifikojnë për njeri – tjetrin dhe për skuadrën. Në ndeshjen e parë nuk bëmë paraqitjen e duhur, por mendoj se këtë radhë do të jetë ndryshe, do të jemi një skuadër më e ekulibruar”.

Pas përfundimti të aventurës europiane, Partizani duhet t’i hedhë menjëherë sytë nga kampionati, me synimin për të fituar titullin kampion. Sormani beson se me futbollistët që ka në dispozicion dhe me përforcimet e minutës së fundit, ky objektiv është i arritshëm.

“Duhet të të mos harrojmë se ne nuk jemi kampionet e Shqipërisë, por kemi si objektiv të bëhemi të tillë. Nëse Partizani ka ose jo organikën për të synuar titullin, këtë e gjykoni ju. S’kemi shpenzuar shuma marramendëse gjatë merkatos, ndërsa na është larguar një lojtar shumë cilësor dhe me eksperiencë si Arapi. U kemi dhënë mundësi lojtarëve të rinj me cilësi, ndër të cilët dua të vecoj Ramadanin.”

Përkrah Sormanit, më konferencë për shtyp u shfaq Agustin Torrasa, i cili sapo ka rinovuar kontratën me Partizanit. Futbollisti argjentinas është i bindur se në fund të sezonit do të festojë titullin me fanellën e kuqe.

“Kur firmosa kontratën e re, medjen e kisha te titulli kampion. Partizani tani ka një trajner të ri me ide të reja, si dhe ka patur disa ndryshime në grupin e futbillistëve. Tani besoj se kemi më shumë eksperiencë për të synuar maksimumin në kampionat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat