SPB­-Shkup me sigurim të qarkullimit për ndeshjen Shkëndija ­- Gent

Futboll

SPB­-Shkup me sigurim të qarkullimit për ndeshjen Shkëndija ­- Gent

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 11:03
Shkupi

Në Arenën kombëtare “Filipi i Dytë” në kuadër të Ligës së Evropës sot me fillim në ora 20:00 do të luhet ndeshja ndërkombëtare në futboll mes KF Shkëndija dhe KF Gent nga Belgjika.

Gjatë mbajtjes së kësaj ngjarje të jashtëzakonshme, si dhe me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe të sigurt në qarkullim, informoi sot SPB ­ Shkup, nga ana e policisë do të ndërmerren masa adekuate për sigurim të qarkullimit, rregullim fizik, ndërsa varësisht nga gjendjet momentale edhe riorientim i qarkullimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat