Maradona si gjithmonë i paparashikueshëm, kritikon Messin

Futboll

Maradona si gjithmonë i paparashikueshëm, kritikon Messin

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 11:47
Maradona e Messi

Diego Armando Maradona si gjithmonë është i paparashikueshëm dhe nuk përton të hedh kritika në drejtim të zyrtarëve të ndryshëm të Argjentinës, por kësaj radhe thumbon paksa edhe futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin. “Messi u zemërua me të gjitha, por më së paku e ka për detyrë të vuajë për Argjentinën. Edhe unë isha i zemëruar me të gjitha, sepse faji nuk është vetëm i tij. Përse duhej ta bënte atë? Njoftimi për t’u tërhequr nga kombëtarja ishte i shpejtë. Nuk besoj se rikthimi bëhet për shkak të vuajtjes dhe lutjes së argjentinasve, as prej dhimbjes së humbjes në finale. E gjithë kjo nuk e di nëse ishte një dredhi për të na bërë të harrojmë se tri finale të humbura i kemi në prapanicë”, ka thënë Maradona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat