Ajeti nuk luan kundër Maqedonisë

Futboll

Ajeti nuk luan kundër Maqedonisë

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 13:31

“Shumë më serioz është rezultat i testeve të para mjekësore të lëndimit që ka pësuar futbollisti Arlind Ajeti. Ai ka pasur një të therur të rëndë në kofshën e tij të djathtë, çka tregon se bëhet fjalë për një dëmtim të muskujve, shkalla e të cilit do të vlerësohet më mirë në ditët e ardhshme, duke përfshirë kohën e shërimit, e cila në çdo rast do të jetë më shumë se një muaj.” Kështu shkruan sot e përditshmja italiane, “La Stampa”, duke konfirmuar një lajm të keq për De Biasin dhe kombëtaren kuqezi. Pra, Arlind Ajeti, qendërmbrojtës i Torinos, nuk do të jetë i gatshëm as për miqësoren e 31 gushtit me Marokun, as për ndeshjen e parë kualifikuese në Grupin G, në kuadrin e “Rusia 2018”, më 5 shtator, ndaj Maqedonisë, në “Loro Boriçi”. Një mungesë e madhe kjo, kur dihet se kapiteni Lorik Cana është pa ekip dhe pret vetëm lamtumirën me përfaqësuesen shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat