Barazon Partizani, por eliminohet nga Liga e Evropës

Futboll

Barazon Partizani, por eliminohet nga Liga e Evropës

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 21:52
Partizani dhe Krasnodar

Skuadra shqiptare ka barazuar pa gola në ndeshjen e kthimit ndaj rusëve të Krasnodarit.

Partizani nga Tirana nuk ka mundur të tregoj forcën e tyre ndaj skuadrës ruse, Krasnodar, pasi pas 90-të minutave lojë ishte shterpe në rastet e saj për të shënuar gol.

Fatkeqësia e këtij takimi ishte se skuadra shqiptare ishte në ndjeke të rezultatit nga ndeshje e parë, por nuk bëri asgjë në këtë drejtim pasi gjatë tërë ndeshjes nuk arriti të bëjë asnjë goditje në drejtim të portës.

Me këtë barazim pa gola, Partizani ia mohon vetës kalimin në grupet e Ligës së Evropës, pasi në ndeshjen e parë në Rusi humbën me rezultat të thellë prej 4:0.

Ndryshe, për skuadrën shqiptare në formacionin bazë ishin dy futbollistë nga Kosova, Labinot Ibrahimi dhe Ylber Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat