Zyrtare: Real Madrid vendos për Kovacicin

Futboll

Zyrtare: Real Madrid vendos për Kovacicin

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 09:31
Mateo Kovacic

Mateo Kovacic nuk do të largohet nga Real Madridi

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic do të mbetet pjesë e Real Madridit. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Los Blancos, Emilio Butragueno.

Gjatë këtyre ditëve Juventusi ka shfaqur interesim për reprezentuesin kroat. Kampioni i Italisë ishte i gatshëm të shpenzoj 20 milionë euro për ish mesfushorin e Interit.

"Ne jemi të lumtur me të. Në ndeshjen e fundit në San Sebastian ai filloi si titullar dhe bëri një lojë e madhe”, ka deklaruar Butragueno.

Ish anëtari i Dinamo Zagrebit ishte transferuar te Real Madridi nga Interi sezonin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat