Manchester Utd në grup shumë të fortë

Futboll

Manchester Utd në grup shumë të fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2016 Në ora: 15:04
Pamje nga një ndeshje

48 klube në 12 grupet e Europa League në futboll, do të luftojnë për dy vendet e para që shpien në rrethin tjetërVeçori është grupi A, ku tri skuadra të mirënjohura do të garojnë mes vete, si Manchester Utd që drejtohet nga Jose Mourinho, Feyenord e Fenerbahce, si dhe ekipi pak i njohur ukrainas, Zorya. Manchester Utd është favoritë në grup së bashku me Fenerbahcen, por pa lënë anash edhe dy ekipe tjera. Roma që u eliminua në play-off të Champions Leagues, do të jetë në grupin E me Plzen-in, Austria Vjenën dhe Astra-n. Romakët janë favoritë i grupit dhe me synime që të shkojnë sa më lart. Edhe grupi G konsiderohet si shumë i fortë, pasi që bëjnë pjesë Ajax, Standard Liège, Celta dhe Panathinaikos. Nga 12 grupe, dy vendet e para kualifikohen, pra gjithsej 24 ekipe.  Garat nisin me 15 shtator dhe priten të jenë me rivalitet të madh në secilin grup. Disa skuadra të njohura, si Manchester Utd, Interi, Athletic Bilbao, Ajax, Fenerbahce, Villareal, Schalke, Shakhtar etj, llogariten se mund ta kalojnë fazën e  grupeve. 

Grupi A

Man. United

Fenerbahce

Feyenoord

Zorya

 

Grupi B

Olympiacos

APOEL

Young Boys

Astana

 

Grupi C

Anderlecht

St-Étienne

Mainz

Qabala

 

Grupi D

 

Zenit

AZ Alkmaar

M. Tel-Aviv

Dundalk

 

Grupi E

Plzen

Roma

Austria Vjenë

Astra

 

Grupi F

Athletic

Genk

Rapid Vjenë

Sassuolo

 

Grupi G

Ajax

Standard Liège

Celta

Panathinaikos

 

Grupi H

Shakhtar Donetsk

Braga

Gent

Konyaspor

 

Grupi I

Schalke

Salzburg

Krasnodar

Nice

Grupi J

Fiorentina

PAOK

Liberec

Qarabag

 

Grupi K

Inter

Sparta

Southampton

H. Beer-Sheva

 

Grupi L

Villarreal

Steaua

Zurich

Osmanlispor

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat