Prishtina mund Hajdukun e Splitit, nënshkruan me talentin e madh

Futboll

Prishtina mund Hajdukun e Splitit, nënshkruan me talentin e madh

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 15:45
Futbollisti i talentuar Arbër Hoxha

FC Prishtina nuk ndalet së grumbulluari të talenteve të reja vendore dhe shumë perspektivë për të ardhmen e futbollit ton dhe në veçanti të FC Prishtina. Këtë luftë të madhe për grumbullimin e talenteve, Prishtina e fiton edhe me skuadrën e madhe kroate, Hajduk Split. Hoxha, deri tani ishte në prova te skuadra e mirënjohur kroate, por talenti nga Peja përfundimisht i bashkëngjitet Prishtinës.

Arbër Hoxha ka luajtur në Superligë me ekipin e parë të Istogut më 16 vjeç. Ediconin e fundit, 2015/16 ka shënuar dy gola.

Hoxha, i lindur më 06. 10. 1988 në Pejë, i gjatë 185 cm, mesfushor i majtë, të luaj futboll si fëmijë ka nisur në skuadrën lokale, Banja për të debutuar pastaj në ekipin e parë të Istogut. Hoxha është reprezentues i Kosovës për grupmoshat U-19.

“Për Prishtinën vendosa, sepse është klub serioz që ka shumë ambicie dhe sëbashku për të vazhduar përpara. Konkurrenca e madhe në ekipin e Prishtinës vetëm sa më shtyn të punoj më shumë, të vazhdoj përpara dhe të motivon që në këtë konkurrencë të jesh më i miri dhe të zësh vend në formacionin titullar”, ka thënë më rastin e nënshkrimit të kontratës tre-vjeçare, Arbër Hoxha, i cili në shpinë do të mbaj numrin 66, raporton faqja e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat