Liria-Prishtina, përballje e rivalëve të vjetër

Futboll

Liria-Prishtina, përballje e rivalëve të vjetër

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2016 Në ora: 19:16
Robert Gjeraj

Skuadrat me renome, Liria dhe Prishtina, do t’i matin forcat mes vete, në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren. Prishtina është mobilizuar për fitoren e radhës pas asaj 3:1 kundër Llapit, ndërsa Liria kërkon pikët e para, për faktin se në start u mposhtën në Skenderaj me 2:1 nga Drenica.  Te dyja skuadrat zotohet se janë përgatitur maksimalisht dhe premtojnë lojë të hapur me rivalitet të madh si gjithmonë. Si njëra palë po ashtu edhe tjetra kërkojnë pikë të plota në ballafaqimin që luhet nesër në orën 16.00, në kuadër të javës së dytë të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Prizrenasit besojnë e shpresojnë në përparësinë e fushës, po ashtu si aleat të fortë e shohin edhe publikun. Kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj, tha se do të jetë ndeshje shumë e vështirë. “Mendoj se vet emri Prishtina tregon që është një derbi, kur dihet se edhe Liria është ekip i madh. Kështu që jemi përgatitur maksimalisht për ndeshje që me arritur rezultat pozitiv. Ne jemi komplet...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat