Çmendet Interi, afron Gabigol dhe Joao Marion

Futboll

Çmendet Interi, afron Gabigol dhe Joao Marion

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 22:28
Interi afron Gabigol dhe Joao Marion

Dy goditje të mëdha brenda pak orëve, Interi duket se po tejkalon çdo parashikim, duke arritur të afrojë dy emra shumë të lakuar në merkaton e futbllit europian. Braziliani Gabigol dhe portugezi Joao Mario mbërritën në Milano ku do të veshin zyrtarisht fanellën e skuadrës zikaltër edhe pse gjatë orëve të ardhshme do të zbradhen shumë detaje në lidhje me kontratat e tyre. Rreth 70 milionë Euro, kjo është shuma që do të aguajë shoqëria italiane për të fituar shërbimet e dy lojtarëve, një sinjal i rëndësishëm ky se në “Apiano Gentile” ujërat po lëvizin pas transferimit të aksioneve në duart e kinezëve që kanë vendosur të investojnë shuma të rëndësishme për të rikthyer lavdinë e dikurshme. Për brazilianin Gabigol, Interi arriti të mposhtte konkurrencën e Juventusit. Sulmuesi i Santosit mbërriti në aeroportin e Malpensas i pritur nga qindra tifozë zikaltër, por ai preferoi të mos bënte asnjë deklaratë deri në zyrtarizimin e kontratës. Gjatë ditëve të ardhshme ai do t’u nënshtrohet vizitave mjeksëore dhe më pas mund të rikthehet në Brazil për të luajtur deri në Janar me Santosin edhe pse nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar për këtë detaj.  Braziliani ka shprehur disa herë dëshirën që të mbyllë sezonin me Santosin por Drejtori Sortiv, Ausilio do të përpiqet ta bindë për të filluar sa më shpejt aventurën ne skuadrën e tij të re. Shumë pranë finalizimit është edhe marrëveshja për Joao Marion, i cili largohet nga Sportingu i Lisbonës për rreth 45 milionë Euro. Shifra të rëndësishme që paralajmërojnë largimin e paevitueshëm të disa emrave me peshë si Jovetic që ka marrë drejtimin e Firenzes dhe Brozovic, i destinuar për ta vazhduar karrierën në Angli. Dy shitje të imponuara për Interin që është i detyruar të respektojë fair play financiar edhe pse nuk ërjashtohet mundësia e sponsorizimeve komerciale nga Suning për të mbuluar kostot e shpenzimeve të klubit zikaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat