Ai bën një gjest të mrekullueshëm, gjithë stadiumi duartroket Ansi Agollin

Futboll

Ai bën një gjest të mrekullueshëm, gjithë stadiumi duartroket Ansi Agollin

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 23:23
Ansi Agolli

Kualitet i padiskutueshëm, një profesionist i vërtetë, por mbi të gjitha një lojtar “fair play”. Ansi Agolli ka bërë edhe një herë për vete tifozët e Qarabag.

Jo vetëm për atë që realizon në fushën e lojës, ku në ndeshjen play-off që azerët fituan 3-0 përballë Goteborg dhe siguruan pjesëmarrjen në grupet e Europa League ishte sërish mes lojtarëve më të mirë.

Kapiteni i Kombëtares ishte protagonist i një episodi të rallë, në minutën e 72-të të sfidës, kur për suedezët u dëmtua Boman që u largua nga fusha me barelë.

Një prej fëmijëve që transportonin barelën u pengua dhe pësoi një lëndim. Në këtë moment ndërhyri Agolli, që ndihmoi në daljen e lojtarit kundërshtar nga fusha.

Përpos lavdërimeve nga komentatori azer, Ansi Agolli mori duartrokitjet e të gjithë stadiumit. Gjest i madh nga një lojtar i shkëlqyer, që është kthyer në një prej lojtarëve të huajve më të dashur në Azerbajxhan, ku po zhvillon sezonin e shtatë te Qarabag, ku ka fituar tre tituj kampion dhe dy Kupa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat