Latifi drejt Rostov, transferim i bujshem per Skenderbeun

Futboll

Latifi drejt Rostov, transferim i bujshem per Skenderbeun

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 00:17
Latifi

Është një fund gushti përvëlues në merkato për Liridon Latifin. 22-vjecari nga Prishtina është xhevahiri dhe njëkohësisht një objektiv i madh i merkatos në dalje për Skënderbeun që po kërkon të përsërisë me të një tjetër transferim të  bujshëm që do të shërbente për të shëndoshur ndjeshëm financat e klubit korcar. Është pikërisht kjo arsyeja që mesfushori me tipare sulmuese nuk u aktivizua në Superkupën e Shqipërisë, pasi duke qenë se ishte aktivizuar në eleminatoret e Europa League me Kukësin, aktivizimi me një skuadër tjetër do ta bënte të pamundur transferimin e tij. Latifi pritet të shkojë në Premier Leaguen Ruse, një kampionat shumë i pasur ku Skënderbeu ka lidhje të forta, duke qenë se pikërisht aty janarin e kaluar shkoi dhe Bernard Berisha i cili u transferua te Anzhi, i cili hapi rrugën edhe për shqiptarët e tjerë Bekim Balaj e Odise Roshi, pjesë tanimë e Terek Grozny.

Gjithsesi e ardhmja e Liridon Latifit nuk do të jetë në klubin cecen, por në një tjetër skuadër me prestigj e që po njeh rritje të jashtëzakonshme, Rostov. Është një klub me buxhet të jashtëzakonshëm dhe që po surprizon në planin sportiv, arritja e fundit, eleminimi i Ajaksit në play ofin e Champions League me një fitore të bujshme 4-1 në ndeshjen e kthimit. Edhe ky takim ishte një faktor kyc për transferimin, pasi tashmë me kualifikimin në grupet e Champions, klubi rus ka një ide më të qartë mbi planet e merkatos, dhe këto ditë mund të realizohet edhe transferimi i bujshëm i Liridon Latifit. 22- vjecari në këtë mënyrë do të ketë shansin për tu shfaqur në një vitrinë lluksi si Championsi, ndërsa për Skënderbeun po punohet intensivisht këto ditë për të realizuar një tjetër transferim rekord të ngjashëm me atë të Olyainkës, një fund më të lumtur se kaq nuk mund të ketë për të dyja palët.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat