Adriano Galliani ka një lajm të keq për tifozët e Milanit

Futboll

Adriano Galliani ka një lajm të keq për tifozët e Milanit

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 23:55
Adriano Galliani

Adriano Galliani u ka dhënë një lajm aspak të mirë tifozëve të Milanit.

Drejtori i Rossonerëve, ka deklaruar se për kuq e zinjtë afati kalimtar është i mbyllur.

Milani edhe këtë verë nuk ka ofruar emra cilësorë, ndërsa në kuadër të xhiros së dytë të Serie A është mundur nga Napoli, me rezultat 4:2.

“Për ne afati kalimtar ka përfunduar, nëse askush nuk largohet, emra të rinj nuk do të vijnë”, ka deklaruar Galliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat