Murinjo e ka gati transferimin e radhës për vitin tjetër

Futboll

Murinjo e ka gati transferimin e radhës për vitin tjetër

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 14:20
Ylli i Realit të Madridit Gareth Bale

Edhe pse ka shpenzuar më shumë gjatë kësaj merkato verore, skuadra e Mançester Junajtid po mendon për sezonin e ardhshëm. Pas transferimit të mesfushorit francez Pol Pogba dhe yllit suedez Zlatan Ibrahimoviç, “Djajtë e Kuq”, kanë vendosur për lojtarin që dëshirojnë të transferojnë në “Old Traford”.

Megjithatë, tekniku portugez Zhoze Murinjo i ka të qarta idetë edhe për vitin e ardhshëm, pasi ka gati listën e dëshirave.

Sipas “Daily Star”, ylli i Realit të Madridit Gareth Bale, kryeson listën e transferimeve dhe është lojtari kryesor të cilin “Special One”, e dëshiron me çdo kusht skuadër.

Por tabloidi anglez shkruan, se “Djajtë e Kuq”, do tentojnë të transferojnë uellsianin që në merkaton dimërore në janar.

Ndërkohë, nëse nuk arrin ta transferojë në janar, Junajtid do të përpiqet që ta kthejë Bale në Premier Ligë gjatë verës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat