Shqiptari e bën sefte në Angli

Futboll

Shqiptari e bën sefte në Angli

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2016 Në ora: 14:35
Pajtim Kasami

Mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, megjithatë shënoi golin e parë në Championship (Liga e Dytë e Anglisë). Futbollisti shqiptar, reprezentues i Zvicrës, me ekipin e Nottingham Forest e gjunjëzuan me rezultat 3:1 Leeds-in. Kasami luajti titullar dhe e hapi serinë e golave në minutën e 16-të. Ky ishte goli i parë i tij dhe njëkohësisht ia siguroi fitoren e madhe skuadrës së tij, e cila renditet në vend të shtatë me 9 pikë, katër më pak se lideri Huddersfield pas 5 javëve të zhvilluara. E veçanta ka qenë se në stadium ishin 20,995 shikues, prej tyre 1,925 tifoz të Leeds-it, raporton faqja e skuadrës së Nottingham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat