Xhaka apo Behrami më i mirë në sfidën Watford-Arsenal?

Futboll

Xhaka apo Behrami më i mirë në sfidën Watford-Arsenal?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2016 Në ora: 14:46
Xhaka me shokë feston golin ndaj rivalit

Skuadra e Arsenalit realizoi fitoren e parë në edicionin e ri në Premier League, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Watford-in. ‘Topçinjtë’ u kthyen me tri pikë të mëdha, njëherësh përmirësojnë  renditjen, duke u ngjitur në mes të tabelës (i 8-ti) me 4 pikë pas tri jave të zhvilluara.  Mesfushori ofensivë shqiptar, Granit Xhaka, u paraqit standard dhe iu gëzua fitores së parë me Arsenalin, ndërsa Valon Behrami me Watford-in mbeten të zhgënjyer, ngase vazhdojnë të vuajnë për fitore.  Granit Xhaka u vlerësua me notë 7.5 nga tabloidi anglez ‘Dailymail’, kurse  Behrami me 6.5. Futbollisti i ndeshjes është Mesut Ozil me notën 8.  Golat i shënuan për Arsenalin: Cazorla (9’-nga penalltia), Sanchez (40’), Ozil (45’) dhe për vendasit: Pereyra (57’). Behrami u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 83-të, ndërsa skuadra e tij tani për tani është në vend të 18-të me një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat