Januzaj me notë të palakmueshme

Futboll

Januzaj me notë të palakmueshme

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2016 Në ora: 14:56
Adnan Januzaj

Futbollisti i talentuar shqiptar, Adnan Januzaj, me ekipin e tij, Sunderland si mysafir barazuan me rezultat 1:1 me Southampton-in, në ndeshjen e javës së tretë të Premier Leagues. Kjo ishte pika e parë për skuadrën e Januzajt.  Shqiptari nga Kosova luajti tërë takimin, por nota e tij është 5.5 sipas tabloidi anglez ‘Dailymail’. Kjo notë është e palakmueshme, pasi që Januzaj duket se nuk ishte në elementin ashtu siç pritej. Në minutën e 80-të, Defoe kaloi në epërsi Sunderland-in, por pesë minuta më vonë Rodriguez barazoi rezultatin 1:1. Southampton renditet në vend të 15-të me 2 pikë, ka një më shumë se Sunderland i 16-ti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat