Një shtatlartë për sulmin e Partizanit

Futboll

Një shtatlartë për sulmin e Partizanit

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 16:48
Ben Azubel

Tanimë është zyrtare, vjen përforcimi i shumëpritur për Partizanin dhe tifozët e kuq. Klubi 15 herë kampion prezantoi nëpërmjet faqes së tij në Facebook sulmuesin e ri Ben Azubel. Tratativat mes palëve janë konkretizuar vetëm këtë të shtunë me sulmuesin shtatlartë që ka firmosur edhe kontratën me Partizanin. Detajet financiare nuk janë bërë të ditura ndërkohë që kontrata është një vjecare me opsion rinovimi edhe për vitin pasardhës. Azubel është prezantuar në ambientet e klubit bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm Genci Tomorri, ndërsa sic shihet dhe në fotot e publikuara nga klubi do të mbajë fanellën me numrin 9, atë të qendërsulmuesit të pastër. 22 vjecari, i gjatë 1.93 m pritet të zgjidhë problemet e skuadrës së Sormanit për sa i përket shënimit të golave, me mungesën e finalizimit që është konstatuar dukshëm edhe gjatë aventurës së të kuqve këtë verë në kompeticionet europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat