Hajvalia mundet nga Drenica! Llapi triumfoi

Futboll

Hajvalia mundet nga Drenica! Llapi triumfoi

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 18:05
Drenica

Skuadra e Hajvalisë pësoi humbje si vendas me rezultat 1:0 nga Drenica nga Skenderaj. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin e ‘Flamurtarit’ në Prishtinë. Drilon Osmani është kreator i fitores së Drenicës, me golin që shënoi në minutën e 84-të. Ndërkaq, Llapi si vendas në çastet e fundit e mposhti me rezultat 2:1 Trepçën nga Mitrovica. Në minutën e 2-të, Florim Bërbatovci e kaloi në epërsi Llapin, por mysafirët barazuan 1:1 në 12 minutat (78’) e fundit të takimit. Autor i golit të barazimit ka qenë Emin Baliqi.  Në minutën e fundit, Egzon Sinani shënoi për fitoren e Llapit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat