Manchester City vazhdon me fitore

Futboll

Manchester City vazhdon me fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2016 Në ora: 18:57
Sterling

Skuadra e Manchester Cityt vazhdon me fitore në Premier League. Skuadra e City në Etihad e mposhti me rezultat 3:1 West Ham-in, në ndeshjen e javës së tretë.  Trajneri Pep Guardiola me ekipin e tij nuk njohin rival në tri javët e para dhe kryesojnë me 9 pikë, sa ka edhe Chelsea në vend të dytë dhe Manchester Utd që klasifikohet i treti. Tri skuadra pa humbje dhe që pretendojnë titullin e kampionit. West Ham nuk ka pasur forcë t’i bëjë ballë lojës së  fortë të vendasve. Në minutën e 7-të, Sterling kaloi në epërsi vendasit, për të dyfishuar epërsinë Fernandinho (18’). Në minutën e 58-të, Antonio ngushtoi rezultatin në 2:1 dhe shtoi presionin mbi skuadrën ‘milionere’. Megjithatë,  City thellon fitoren në 3.1 pikërisht më minutën e 90+2, kur shënon Sterling, goli i dytë i tij në këtë sfidë. Aguero i Manchester City dhe Ibrahimoviç i Manchester Utd kryesojnë listën e shënuesve me nga tri gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat