La Liga, Barça “kursehet” me gola, 1-0 ndaj Bilbaos

Futboll

La Liga, Barça “kursehet” me gola, 1-0 ndaj Bilbaos

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 00:41
Barcelona feston

Vetëm një gol, por shumë emocione në San Mames. Në fund fiton Barcelona që u imponua ndaj Athletic Bilbaos 0-1 falë një goli të Rakitic duke qëndruar kështu me pikë të plota, edhe pse baskët luajtën me kokën lart duke ua bërë jetën të vështirë katalanasve.

Ndeshje e shifrave të vecanta, fitorja e 100 për Luis Enriquen në stolin blaugrana dhe e 350 për Lionel Messin në La Liga. I Denis Suarez sinjali i parë në minutën e 4, por blagranat e kishin të vështirë, presingu i lartë i baskëve dhe një naivitet i Ter Stegen prodhojnë një rast të mirë për Benat në të 10, por goditja e tij ishte qendrore duke u përplasur në trupin e portierit gjerman. Gjithsesi duke qëndruar lart të zotët e shtëpisë lanë hapësirë për rinisjet e Barcës dhe në të 21 Arda Turan dhe Rakitic prodhuan aksionin që zhbllopkoi rezultatin. Krosim preciz për kroatin që surprizoi Iraizoz me kokë.

Edhe në disavantazh baskët nuk e ndryshuan sjelljen duke i dhënë jetë një ndeshje emocionuese, për Barcën provon dy herë Denis Suarez,  ndërsa për Bilbaon ishin Benat dhe më pas Aduriz që ju afruan shumë barazimit para përfundimit të pjesës së parë.

Ndeshje plot ritëm me Lionel Messin dhe Luis Suarez që nuk arritën dot të japin goditjen e knokc outit mes minutës së 54 dhe të 57. Përgjigja e baskëbve kalon nëpërmjet këmbëvë të Raul Garcias në të 65 dhe të Inaki Williams që një minutë më pas tentoi të mposhte Ter Stegen. Emocionet vijuan deri në fund, me gabime të bujshme para portës nga ana e Messit në minutën e 70 dhe të Luis Suarez në të 93, por në fund 3 pikët shkojnë për Barcelonën që qëndron me Realin në krye , e shkëputur me 4 pikë nga Atletiko e Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat