Ter Stegen thyen një rekord në La Liga

Futboll

Ter Stegen thyen një rekord në La Liga

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 11:49
Ter Stegen

Portieri i Barcelonës ka arritur që të thyejë një rekord në futbollin spanjoll.

Largimi i Claudio Bravos në drejtim të Manchester Cityt, i ka hapur rrugën portierit gjerman, Marc Andre Ter Stegen që të jetë i pari në portën e katalanasve, pasi që në dy vitet e para ka regjistruar vetëm tetë paraqitje në La Liga.

Në duelin që Barça e ka fituar ndaj Athletic Bilbaos në stadiumin ‘San Mames’ me rezultat minimal 1:0, gjermani ka hyrë në histori, duke regjistruar gjithsejtë 51 pasime të sakta me këmbë.

Nuk është pak për një portier i cili pothuajse tërë kohën ishte nën presion nga sulmuesit e Bilbaos, por ai u tregua gjakftohtë dhe pasimet e tij për bashkëlojtarët ishin shumë të sakta.

Mbi të gjitha Ter Stegen e mbajti portën e paprekur me disa pritje të mrekullueshme, që në fund rezultuan me fitoren e dytë të Barcelonës në La Liga. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat