De Biasi provokon Kosovën dhe Bunjakin

Futboll

De Biasi provokon Kosovën dhe Bunjakin

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2016 Në ora: 12:36
De Biasi e Bunjaki

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Giani de Biasi, në mënyrë direkte e ka provokuar kombëtaren e Kosovës por edhe vet përzgjedhësin Albert Bunjakin, duke iu referuar portalit telesport, De Biasi ka thënë në konferencë për shtyp se nga ekipi janë larguar lojtarë që nuk kishin hapësirë. ““Largimi i disa lojtarëve te Kosova? Personalisht nuk kam parë eksod në kombëtare. Janë larguar ata që nuk kishin hapësira. Ndoshta te Kosova kanë më shumë shanse. Meha dhe Rama, për shembull, nuk ishin pjesë e kombëtares sonë prej kohësh. Sa i takon një rivaliteti të mundshëm me trajnerin e Kosovës, Albert Bunjaki, për marrjen e lojtarëve, dua të nënvizoj se nuk kam folur me të prej kohësh. Në këndvështrimin tim, Bunjaki nuk ka bërë asgjë të çuditshme. Rashica? Edhe po të kthehesha pas në kohë, ai do të qëndronte në shtëpi. Rezultatet e treguan që kisha të drejtë për zgjedhjen time. Me ne do të luajë kush ka dëshirë të jetë pjesë e Shqipërisë. Largimi i disa lojtarëve te Kosova? Personalisht nuk kam parë eksod në kombëtare”, ka thënë De Biasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat