Pas Joao Mario-s dhe Gabigol-it, Interi në sulm për Fabregasin

Futboll

Pas Joao Mario-s dhe Gabigol-it, Interi në sulm për Fabregasin

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 12:56
Fabregas

Edhe pse janë orët e fundit të merkatos, skuadra e Interit nuk ndalet në transferimin e lojtarëve. Pas ardhjes së mesfushorit portugez Joao Mario dhe sulmuesit brazilian Gabigol, zikaltërit po mendojnë të marrin shërbimet e spanjollit të Çelsit, Cesc Fabregas.

Drejtuesit e rinj të Interit kanë shpenzuar miliona euro, dhe nuk mendojnë të ndalen me kaq. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pas këtyre dy blerjeve i sakrifikuari do të jetë Marcelo Brozoviç.

Klubi i Çelsit ka kërkuar një shkëmbim Fabregas-Brozoviç dhe 10 milionë euro plus nga klubi italian. Oferta është duke u shqyrtuar nga klubi milanez dhe së shpejti pritet një përgjigjeje zyrtare.

Për kroatin Marcelo Brozoviç kanë shfaqur interesim edhe skuadra të tjera si Juventusi, Liveprpooli, Roma dhe Çelsi. Largimi i spanjollit nga blutë e Londrës vjen pas ardhjes së trajnerit Konte, i cili nuk e përfshiu në planet e tij mesfushorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat