Nesër zbardhet lista e Kosovës kundër Finlandës

Futboll

Nesër zbardhet lista e Kosovës kundër Finlandës

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2016 Në ora: 15:47
Futbollistët e Kosovës

Gjithçka është e qartë, nesër në orën 14.00 do të zbardhet lista e kombëtares së Kosovës kundër Finlandës, ndeshja e parë e grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll. Përzgjedhësi Albert Bunjaki do ta zbulojë listën e tij se cilët nga futbollistët do të luajnë në përballje me finlandezët e cila zhvillohet me 5 shtator në orën 20.45. Finlanda është në konak të saj, por ka mungesë mesfushorin shqiptar Përparim Hetemajn. “Nesër më 30 gusht, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjaku do të mbajë konferencë për media në prag të ndeshjes eliminatore për Kampionatin botëror “Rusia 2018””, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat