Me 5 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër do të zhvillohet ndeshja kualifikuese ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, e vlefshme për kupën e botës Rusi 2018. Dhe, për këtë ndeshje asnjë tifozë maqedonas nuk do të udhëtoj për të mbështetur përfaqësuesen e tyre, ndonëse nga federata shqiptare e futbollit (FSHF) kanë pohuar se kanë rezervuar 900 bileta për tifozët miq. Lajmin e konfirmojnë edhe zyrtarë të FFM-së, të cilët tregojnë se tifozë maqedonas nuk do të ketë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. “Nuk do të ketë tifoz maqedonas në ndeshjen Shqipëri-Maqedoni”, deklaron Faton Zylbehari nga Federata e futbollit e Maqedonisë (FFM). Një javë para këtij takimi janë shitur 8 mijë bileta për “derbin e fqinjëve” Shqipëri-Maqedoni.