Paraqitje e jashtëzakonshme e kombëtares së Kosovës në futsall. Djelmoshat tanë shënuan fitore me rezultat 3:1 në ballafaqim me Finlandën, në turneun që po mbahet në Kroaci. Lojtarët e Kosovës dhanë maksimumin dhe si rrjedhojë e kësaj edhe shënuan fitore bindëse. Ky turne ndërkombëtar i futsallit ka filluar me 29 gusht dhe përfundon me 3 shtator. Në këtë turne marrin pjesë veç mikpritësit Zarës edhe përfaqësueset e Finlandës, San Marinos dhe Kinës. Me një fjalë, Kosova në hapje i tregoi ‘muskujt’ Finlandës.