Agjenti i Hysajt: Rinovimi me Napolin firmoset pas kthimit nga Shqipëria

Futboll

Agjenti i Hysajt: Rinovimi me Napolin firmoset pas kthimit nga Shqipëria

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 22:44
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, do të zgjasë kontratën e tij me ekipin e Napolit në Serinë A, menjëherë pas kthimit nga dy ndeshjet që do të luajë në atdhe. Mario Xhufredi, agjenti i Hysajt, ka folur për radion “Crc”, duke sqaruar gjithçka.

“Marrëveshja për rinovimin e kontratës është arritur prej kohësh. Për këtë është rënë dakord me Napolin, por tani drejtuesit e klubit kanë prioritet përfundimin e transferimeve. Nga 1 shtatori, ata do të jenë më të lirë dhe mund të fiksojmë një takim për ta ratifikuar gjithçka”, është shprehur Xhufredi. Sipas tij, Hysaj do të kthehet në Itali më datën 7 shtator, pas ndeshjeve me Kombëtaren dhe javën pasardhëse mund të firmoset rinovimi.

Më 5 shtator, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin e Rusisë kundër Maqedonisë, pikërisht në Shkodër, vendin e origjinës së Hysajt. Më parë gjatë kësaj jave, Shqipëria do të ketë edhe një ndeshje miqësore me Marokun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat