Biletat në Shkodër, gjysma e stadiumit është shitur

Futboll

Biletat në Shkodër, gjysma e stadiumit është shitur

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 00:06
ilustrim

Afro tetë mijë bileta të shitura, kur ka mbetur një javë nga sfida hapëse e kualifikueseve të Botërorit 2018. Interesi për të mbështetur Kombëtaren kundër Maqedonisë më 5 Shtator mbetet i lart dhe drejtori i marketingut në FSHF, Gazmend Malo beson se me të tilla ritme, stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë i mbushur me kapacitet të plot.

“Deri tani jemi diku rrethn gjysmës së sasisë së stadiumit me bileta të shitura, por nga intersi dhe nga rritja e konfirmimeve që po na vijnë, mendojmë që stadiumi do të jetë plot për ndeshjen e parë të edicionit të Botërorit. Shitja ka ecur mjaft mirë, së pari nga shitjet onlinë që kanë qenë mjaft aktive, mund të konfirmojmë rritjen e interesit nga biletaritë fizike që janë aktivizuar në qytetin e Shkodrës, dy pikave në Tiranë, ndërsa së shpejti po mendojmë edhe hapjen e një biletarie në Elbasan, duke qenë se tashmë edhe ai qytet është i lidhur me Kombëtaren”.

E konfirmuar prezenca 400 mbështetësve maqedonas në Shkodër, që do të akomodohen në tribunën E5, ndërsa mbeten për t’u parcaktuar detajet e sigurisë, nëse do të jetë e nevojshme që sektori E4, në pjesën jugore mbrapa portave, të mbetet i mbyllur apo edhe aty të lejohen tifozët kuqezi.

“Konfirmohet prania e rreth 400 tifozëve të Maqedonisë, të cilët do të akomodohen në tribunën E5, që është sektori i përcaktuar për tifozerinë mike. Jemi duke verifikuar normat e sigurisë, pra nëse sektori E4 do të jetë me tifozë, apo është e nevojshme të jetë bosh. Gjithsesi, nëse interesi do të jetë i lart dhe do të jetë e nevojshme mund të dalin në shitje edhe biletat e këtij sektori.”

Një risi për sfidën e 5 Shtatorit do të jetë shpërndarja e shërbimit të kateringut në stadiumin Loro Boriçi, për të përjetuar një eksperiencë përtej ndeshjes, si edhe shitja e aksesorëve zyrtarë dhe fanellave të Kombëtares nga pikat që do të hapen nga Federata e Futbollit, ku nuk do të mungojnë as ofertat për tifozët. Në bashkëpunim me kompaninë Macron dhe duke parë suksesin e shitjes së afro 65 mijë uniformave të personalizuara me simbolet kombëtare, FSHF vendosi që deri në fundin e vitit 2016, fanella e lojës të mbetet ajo e përdorur në Kampionatin Europianin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat