Korabi prezanton Nexhipin dhe Adelajan

Futboll

Korabi prezanton Nexhipin dhe Adelajan

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 00:07
Nexhipi dhe Adelajan

Nderim Nexhipi dhe Abraham Adelaja, zyrtarisht lojtarë të Korabit. Mesfushori 32-vjecar, një emër i njohur në Kategorinë Superiore dhe sulmuesi 28-vjecar nga Nigeria u prezantuan nga administratori Femi Mziu si përforcimet më të rëndësishme të merkatos, lojtarë që në njëfarë mënyrë kompletojnë fazën sulmuese të skuadrës. Ish-lojtari i Partizanit dhe Flamurtarit në Superiore, pasi falenderoi drejtuesit e Korabit për mundësinë që i dhanë për t’u kthyer në futbollit shqiptar, deklaroi se Korabin e sheh si surprizën e kampionatit.

“Korabi është një ekip i ri në Kategorinë Superiore dhe si i tillë objektiv kryesor ka mbijetesën. Të paktën këto kanë qenë pretendimet e drejtuesve, por nuk do të jetë cudi nëse ne bëjmë surprizën në kampionat”.

Mesfushori i lindur në Shkup e pranon se do t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur me skuadrën, ndërsa përsa i përket formës fizike siguron se është stërvitur individulisht dhe nuk sheh asnjë problem në këtë drejtim.

“Tani do t’i bashkohem grupit dhe sigurisht do të më duhet pak kohë për t’u përshtatur, por fizikimisht ndihem mirë, sepse jam stërvitur në mënyrë individuale”.

Nexhipi e pranoi se ka patur kontakte edhe me skuadra të tjera në Shqipëri, por asgjë më shumë, ndërsa dha edhe një mesazh për tifozërinë dibrane.

“Kam ruajtur marrëdhënie shumë të mira me tifozët e Partizanit dhe kjo ka ardhur besoj për kontributin që kam dhënë në fushë për këtë skuadër. Nëse do ta fitoj simpatinë e tifozëve të Korabit këtë do ta tregojë fusha.”

 

Një lajm i mirë për skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit shqiptar është kalimi i maxhorancës së aksioneve në pronësi të dy investitorëve Selim Rusi dhe Naim Agolli, të cilit kanë premtuar mbështetje maksimale për një projekt afatgjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat