Trajneri i Bayernit Carlo Ancelotti vjen në Tiranë, ja detajet e takimit special me Ramën

Futboll

Trajneri i Bayernit Carlo Ancelotti vjen në Tiranë, ja detajet e takimit special me Ramën

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 00:53
Carlo Ancelotti

Trajneri i Bajern Mynichut, Carlo Ancelotti do të udhëtojë drejt Tiranës dhe do të ketë një takim special me kryeministrin Edi Rama, në sallën Kod në Kryeministri

Ai do të flasë për librin e tij, në një bashkëbisedim me kreun e Qeverisë Shqiptare dhe miq të tjerë të sportit.

Ky takim do të mbahet në datën 2 shtator në orën 18:30 në ambientet e kryeministrisë.

Ardhja e Ancelottit në Shqipëri dhe takimi i tij me kryeministrin, pritet të ndiqet me interes nga shumë sportdashës, pasi ai ka drejtuar më parë Milanin dhe së fundmi gjigantët e Bajern Mynichut.

Kjo nuk është vizita e parë e bujshme e një personaliteti të futbollit që promovon librin në Shqipëri.

Kohë më parë ka qënë ish-trajneri i madh i Milanit të madh dhe i kombëtares italiane, Arrigo Saki, i cili bëri të njejtin promovim libri në Kryeministri. Kjo, një vit më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat