FIFA nxjerr fakt të ri për futbollistët që duan ti bashkohen Kosovës

Futboll

FIFA nxjerr fakt të ri për futbollistët që duan ti bashkohen Kosovës

Nga: Driton Latifi Më: 30 gusht 2016 Në ora: 00:57
ilustrim

Drejtuesit e FIFA-së kthejnë përgjigje në lidhje me rastet e futbollistëveqë duan ti bashkohen përfaqësueses së Kosovës.

FIFA ka ngritur edhe një qështje me rëndësi që ndikon në vendimin e tyre përfundimtar për secilin futbollist që dëshiron ti bashkohet përfaqësueses së Kosovës dhe ky fakt ka të bëjë me atë nëse lojtarët në fjalë kanë pasur pasaportë të shtetësisë së Kosovës. Sporti1 i është drejtuar me një kërkesë FIFA-së që të sqarojë situatën e krijuar me futbollistët e kombëtareve që kanë luajtur në Euro 2016 (dmth lojë zyrtare pas pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA), përgjigja e tyre duket e pasaktësuar si edhe mund të lënë përherë hapësirë për interpretime të ndryshme, gjithsesi është përgjigja e parë zyrtare që është dhënë për një medium.

“Nëse flasim në tërësi, për rastet e tilla i referohemi nenit 8 paragrafi 1 të ndërlidhur me nenin 5 e artikullin 2 të statutit të precizon ndërrimin e mundshëm të Federatës për një futbollist”, thuhet fillimisht në përgjigjen e FIFA-së.

Megjithatë, drejtuesit e shtëpisë botërore të futbollit e pranojnë se në rastin e Kosovës, apo të pranimit të një Federate të re ka edhe rregulla të tjera.

“Sidoqoftë, rrethant specifike të qështjes sa I përket pranimit të një Federate të re (në rastin e juaj të Federatës së futbollit të Kosovës) në FIFA dhe lojtarëve potencial që mund të luajnë për të duket se nuk është e precizuar me kushtet e sipërpërmendura, specifikisht për lojtarët që nuk kanë pasur shtetësi (kosovare) para paraqitjes së tyre të parë në ndeshje ndërkombëtare në një takim zyrtar me kombëtaren e tyre ose të cilët tashmë kanë luajtur në ndeshje zyrtare të kombëtares A në nivelin ndërkombëtare me federatën aktuale”.

“Si përfundim, do të jetë në duart e trupit vendimarrës, në këtë rast Komisioni i statusit të lojtarëve në FIFA, të vendos me vendim dhe në bazë të kërkesës konkrete për ndërrim të federatës nga një lojtar specific, për të vendosur nëse do ti lejohet një gjë e tillë apo jo”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të FIFA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat