Mediat franceze zbulojnë diçka për Canën

Futboll

Mediat franceze zbulojnë diçka për Canën

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 11:51
Lorik Cana

Mediat në Francë kanë zbuluar se pas ndërprerjes së kontratës me klubin e Nantes, ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë i ka thënë jo një tjetër klubi të Ligue 1. Sipas të përditshmes sportive franceze “ L’equipe” mbrojtësi ka marrë në ditët e kaluara një ofertë nga klubi i Dijon.  Ky i fundit po kërkon përforcime cilësore në ditët e fundit të merkatos për qendrën e mbrojtjes dhe e shihte futbollistin shqiptar si një përforcim të vlefshëm. Canës i është ofruar mundësia që t’i bashkohej këtij klubi në sezonin e ardhshëm. 
Pas “refleksionit” Cana ka refuzuar ofertën e Dizho, shkruan gazeta franceze. Ndërkohë grihen dyshime të mëdha për vazhdimin e karrierës së futbollistit shqiptar pasi ai mund të zgjedhë të tërhiqet përfundimisht nga futbolli aktiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat