Spahiu Xhakës: Bravo miku im që refuzove përfaqësuesen e tradhtarëve

Futboll

Spahiu Xhakës: Bravo miku im që refuzove përfaqësuesen e tradhtarëve

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 14:09
Granit Xhaka

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ka dërguar një mesazh Granit Xhakës, i cili refuzoi Kosovën për Zvicrën.

Granit Xhaka ka marrë përkrahje nga Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu për refuzimin që i ka bërë Kosovës. Granit ka vendosur që të vazhdoj ta përfaqësoj përfaqësuesen e Zvicrës.

“Ata nuk janë kombëtarja jonë sepse Kosova nuk është komb por djepi shqiptarizmit. Kosova e ka kombëtaren e saj dhe ajo është kombëtarja kuqezi. Çdo refuzim për të veshur fanellën verdheblu është akt patriotik. Ne, jemi me ty sepse ti na bën krenar edhe me shkëlqimin shqip në mesin e alpeve zviceranë. Ne duam një komb, një himn, një kombëtare dhe një flamur. Përshëndetje të përzemërta, Kreshniku”, ka shkruar Spahiu në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat