‘Verratti nuk është i lumtur te PSG’

Futboll

‘Verratti nuk është i lumtur te PSG’

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 14:51
Marco Verratti

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura ka treguar se Marco Verratti nuk po kalon kohë të mira në Paris.

Ardhja e trajnerit Unai Emery ka ndryshuar edhe pozicionin e reprezentuesit italian në mesfushën e Paris Saint-Germain.

Mirëpo kjo nuk po i pëlqen as lojtarit e as trajnerit të Italisë, i cili ka treguar se Verratti nuk është i kënaqur të luajë pas sulmuesve, transmeton KosovaPress.

“Në Paris, Verrati po luan menjëherë pas sulmuesve dhe kjo nuk është pozita e duhur për të. Ai është një organizator i lojës”.

“Ai nuk është i lumtur te PSG, pasi që është i detyruar të luajë në një pozitë të gabuar. Është mëkat që një lojtar si ai të keqpërdoret kështu”, ka deklaruar Ventura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat